Sa mund të shpenzojë Juventus akoma në merkato?

in #sportstalk5 years ago

FB_IMG_1565118206541.jpg

Sa mund të shpenzojë Juventus akoma në merkato? Pak para se të mbyllet merkatoja për këtë sezon, ia vlen t’i hidhet një sy shpenzimeve të kryera dhe duhet hedhur dritë nëse mund të bëhen akoma, duke u nisur edhe nga impakti në bilancin e 2019-2020 i operacioneve të zyrtarizuara në hyrje dhe në dalje, këtu merret parasysh edhe operacioni Cancelo-Danilo që pritet të zyrtarizohet nesër. Një nga faktorët që mund të ndikojë në lëvizjet e ardhshme të merkatos bardhezi lidhet ngushtë edhe me raportin mes kostos së skuadrës (përfshihen paga bruto, neto dhe kostoja e lojtarëve të ardhur në huazim) dhe të ardhurat që pritet të vijnë.
Si shikohet ky raport? Raporti përfshin dy të dhëna si referencë: nëse kostoja e skuadrës është mes 50% dhe 70% atëherë kjo kosto është e përballueshme, nëse përqindja kalon 70%, klubi duhet të mendojë të shesë për të realizuar plusvalencat dhe të rregullojë pagat e larta të lojtarëve. Sipas të dhënave të Calcio & Finanza të lidhura me merkaton 2018-19, ku janë përfshirë edhe plusvalencat të realizuara në javët e kaluara të korrikut, nga bilanci i 30 qershorit 2019, Juventus duhet të dalë me një raport mes kostos së skuadrës (345,26 milionë euro) dhe të ardhura (601.35 milionë, nga të cilat 117.85 janë plusvalenca) baraz me 57%. Pra merkatoja e Juves për 2018-19 duket e “përballueshme.”

Të shohim tani se çfarë impakti do të kenë blerjet dhe shitjet në llogaritë për vitin 2019-20, duke patur parasysh edhe të mirat që do të sjelle “Decreto Crescita.” Deri tani Paratici ka sjellë në Torino shtatë lojtarë me karton të plotë me një investim prej 144.7 milionë euro, në të cilat efektet ekonomike do të shikohen në bilancin e 30 qershorit 2020. Sa i përket daljeve, pa përmendur shkëmbimin Danilo-Cancelo, i vetmi operacion i cili do të ketë efekte positive në bilancet e 30 qershorit 2020 do të jetë shitja e Moise Kean për 27 milionë, që përkthehet në 22.5 milionë euro plusvalenca në llogaritë e klubit.
Nëse merkatoja do të mbyllej sot, kostoja e skuadrës sonë për sezonin 2019-20, e përbërë nga shuma e pagave bruto dhe neto, kostoja e lojtarëve në huazim dhe amortizimet, do të ishte 415.14 milionë euro, me një rritje prej 70 milionë krahasuar me vitin e kaluar. Raporti i kostos së skuadrës dhe dhe të ardhurave për sezonin 2019-2020 do të varet edhe nga faturimi që do të bëjë klubi këtë sezon: sipas bankës IMI, për sezonin 2019-2020 klubi i drejtuar nga Andrea Agnelli do të ketë të ardhura gati 500 milionë euro (bashkë me plusvalencat), në rritje krahasuar me vitin e kaluar (gati 460 milionë). Në bazë të operacioneve të kryera në merkato deri tani, raporti mes kostos së skuadrës dhe të ardhurave do të ishte 79%. Një e dhëne e keqe krahasuar me 57% të sezonit të kaluar dhe superiore krahasuar me limitin 70%.
Duke marrë parasysh shkëmbimin Danilo-Cancelo, kostoja e skuadrës nuk do të ndryshojë shumë. Ajo që do të ndryshojë do të jetë impakti në të ardhurat. Plusvalenca që Juve do të marrë nga ky shkëmbim do të rrisë të ardhurat e klubit për sezonin 2019-2020, duke kontribuar kështu në uljen e kostos së skuadrës në faturim. Sipas Calcio & Finanza, ky operacion do të zbresë pak shifrat (75%) në rapotin kosto e skuadrës/të ardhura, sërish sipër pragut që është 70%. Kjo e bën të qartë që Juve ka nevojë të shesë akoma një ose më shumë lojtarë për të rregulluar këtë bilanc. Në këtë mënyrë shitja e Dybala-s duket ajo më e duhura nëse supozojmë se ai shitet për të paktën 80 milionë, duke pasur parasysh se argjentinasi ndikon me 16.65 milionë euro në bilancet e klubit dhe një shitje e tij me këto shifra do të silltë një plusvalencë mbi 63 milionë. Një operacion në dalje do të kontribuonte në zbritjen e raportit kosto skuadre/të ardhura, do ta çonte nga 75% në 64%. E vështirë të shohim të tjera blerje me shifra të mëdha nga skuadra (Lukaku? Icardi?) pa patur shitje të tjera (Higuain? Mandzukic? Rugani?), përveç asaj të La Joya-s.

Coin Marketplace

STEEM 0.26
TRX 0.11
JST 0.033
BTC 63722.47
ETH 3049.10
USDT 1.00
SBD 4.03